Real Madridi ka regjistruar fitore komode si mysafir i Leganes, skuadër ndaj të cilës e zhvilloi ndeshjen e mbetur në La Liga.
Nota mesatare e skuadrës vendase ishte 6.4, derisa Los Blancos ishin dukshëm më të mirë me një notë mesatare prej 7.23.
Te vendasit është vlerësuar më së shumti Gabriel Appelt Pires (7.7), ndërsa notën më të ulët e ka marrë Nabil El Zhar (5.7).
Notën më të lartë te Los Blancos e ka marrë mesfushori Mateo Kovacic (9), i ndjekur nga Lucas Vazquez (8.8) dhe Casemiro (8.2).
Portieri Kiko Casilla është vlerësuar me notën më të ulët (6.6) te skuadra mysafire.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/