Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 3-3 Atalanta, Lookman dhe Di Maria më të mirët

(Foto: Getty Images)

Juventusi dhe Atalanta kanë luajtur baras në trilerin prej gjashtë golave të shënuar në në Allianz Stadium.

Meqenëse rezultati ishte i barabartë, edhe notat mesatare janë të përafërta, me ekipin vizitor që e ka për një nuancë më të lartë.

Golashënuesi i dyfishtë, Ademola Lookman, i cili njëherësh ishte edhe asistues ka marrë vlerësimin më të lartë te mysafirët, por edhe në ndeshje në përgjithësi.

Lexo po ashtu Juventusi zhgënjen në duelin e parë pas dënimit me 15 pikë - barazon në shtëpi me Atalantan

Pas tij ndodhet anësori i Zonjës së Vjetër, Angel di Maria, i cili shënoi një gol dhe në një tjetër asistoi.

Vlerësimi më i ulët ka shkuar për mesfushorin e Bianconerëve, Adrien Rabiot.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve, sipas SofaScore, në ndeshjen Juventus 3-3 Atalanta. /Telegrafi/