Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 3-1 Maccabi Haifa, Rabiot e Di Maria fantastikë

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi ka marrë pikë të plota përballë Maccabi Haifas në Allianz Stadium në ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Padyshim që Bianconerët bënë paraqitje më të mirë, ashtu që nota mesatare e tyre është më lartë sesa ekipi mysafir.

Adrien Rabiot me dy gola të shënuar ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë sfidë, i ndjekur nga Angel di Maria, i cili dhuroi një het-trik asistimesh.

Sulmuesi i ekipit izraelit, Mavis Tchibota, ishte zhgënjimi i kësaj sfide dhe ka marrë notën më të ulët.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Juventus 3-1 Maccabi Haifa. /Telegrafi/

Exit mobile version