Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 2-0 Atalanta, Higuain më i miri në fushë

(Foto: Getty Images)

Juventusi ka fituar ndaj Atalantas në Allianz Stadium për t’u shkëputur në krye të tabelës.

Nikoqirët bënë paraqitje shumë më të mirë dhe nota mesatare e tyre është 7.20, ndërsa nota mesatare e mysafirëve është 6.06.

Dy golashënuesit, Gonzalo Higuain (8.9) dhe Blaise Matuidi (8.4), janë vlerësuar me notat më të larta te Zonja e Vjetër, të shoqëruara nga Giorgio Chiellini (8.0) dhe Paylo Dybala (8.0).

Lexo po ashtu Juve mposht Atalantan dhe distancohet në krye të tabelës

Stephan Lichtsteiner (6.4) dhe Gianluigi Buffon (6.5), i cili nuk pati shumë punë për të bërë, janë vlerësuar me notat më të ulëta te vendasit.

Gianluca Mancini, i cili u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, ka marrë notën më të ulët te Atalanta (5.2), derisa portieri shqiptar, Etrit Berisha (5.7), po ashtu ka marrë notë të ulët.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Atalantas (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version