Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 1-0 Atletico Madrid, Dybala lojtar i ndeshjes

Paulo Dybala (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Me një gol të realizuar, Juventusi ka arkëtuar pikë të plota kundër Atletico Madridit para tifozëve në Torino, për të vazhduar me sukseset në Ligën e Kampionëve.

Falë paraqitjes më të mirë, vendasit kanë marrë notë mesatare më të lartë (6.91) në krahasim me skuadrën mysafire (6.40).

Lexo po ashtu Juve mposht Atleticon dhe siguron vendin e parë në Grupin D

Golashënuesi i vetëm në këtë takim, Paulo Dybala (7.6) është lojtari me vlerësimin më të lartë, i cili ndiqet ngushtë nga disa lojtarë tjerë të Zonjës së Vjetër.

Lojtari më notën më të ulët është vlerësuar qendërmbrojtësi Mario Hermoso (5.9), i ndjekur nga portieri Jan Oblak (6.0).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Atletico Madridit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/