Telegrafi

Notat e lojtarëve, Juventus 0-2 Barcelona: Messi yll i ndeshjes

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ousmane Dembele shënoi golin e parë, ndërsa Lionel Messi shënoi të dytin për katalunasit që morën tre pikë të reja.

Juventusi shënoi tri herë me Alvaro Moratan por që të tri golat ishin në pozitën jashtë lojës.

Messi ishte lojtari më i vlerësuar i këtij takimi me notën 8.7, pasi shënoi dhe asistoi.

Pas tij te Barcelona u vlerësuan edhe Dembele dhe Pedri.

Te Juventusi ishte Danilo lojtari i vetëm që mori notë më të mirë. Lojtari më i dobët i takimit doli të jetë Merih Demiral që u ndëshkua me të kuq.


Notat e lojtarëve të Juventusit

Notat e lojtarëve të Barcelonës


/Telegrafi/