Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Juventus 0-0 Milan: Ronaldo dështim, Donnarumma më i miri

Cristiano Ronaldo (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Juventusi dhe Milani kanë barazuar pa gola, ku i mundësoi “Zonjës së Vjetër” që kalojë në finale fal golit të shënuar në fushën kundërshtare.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar 1-1.

Pjesa e parë kishte më shumë sa i përket rasteve, ndërsa Cristiano Ronaldo humbi edhe një penallti.

Pamje nga ndeshja Juventus – Milan (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

Për këtë dështim, ai ka marr pothuajse notën më të ulët te Juventusi, duke u notuar me 6.5.

Lojtari më i mirë te Juventusi ishte Paolo Dybala me 7.9, ndërsa pas tij vjen Alex Sandro me 7.8.

Te Milani më i miri ishte Giggi Donnarumma që u notua me 8.9, që ishte edhe lojtar i ndeshjes.

 

Lojtari më i dobët i këtij takimi ishte Ante Rebic me 5.1, pasi u ndëshkua me karton të kuq në fillim të takimit.

Notat e lojtarëve të Juventusit

Notat e lojtarëve të Milanit

/Telegrafi/ 

Exit mobile version