Ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Interit është mbyllur baras 0-0, duke bërë që “Zonja e Vjetër” të kalojë në finale pas fitores në ndeshjen e parë.
Rastet më të mira i kishin mysafirët në pjesën e parë, pasi ishin vënë në ndjekje të rezultatit, sepse ndeshja e parë në San Siro u fitua nga Juventusi 2-1.
E ishte pikërisht Merih Demiral që ndali shumë tentime të sulmuesve të Interit, duke u vlerësuar me notën 8.0.
FT | ⏱ | WE’RE INTO THE #COPPAITALIA 𝗙𝗜𝗡𝗔𝗟!!! 🏆💪#JuveInter #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/VvAzTwa5Ok
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 9, 2021
Nota të mira kishin edhe Matthis de Light, Danilo dhe Cristiano Ronaldo te Juventusi.
Në anën tjetër te Interi më të mirët ishin Marcel Brozovic dhe Achraf Hakimi.
Notat e lojtarëve të Juventusit dhe Interit
/Telegrafi/