Telegrafi

Notat e lojtarëve, Interi 1-0 Juventus: Onan më i miri në fushë

Interi ka shënuar fitore ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në gjysmëfinalen e dytë të Kupë së Italisë për të kaluar në finale.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 në “Allinz Stadium”, duke bërë që zikaltërit të kalojnë tutje.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Federico Dimarcon në pjesën e parë.

Lojtari më i mirë në fushë ishte Andre Onana me notën 7.5, ndërsa lartë u vlerësua edhe Nico Barella me notën 7.4.

Më të dobëtit në fushë ishin Bremer dhe Federico Chiesa me notat 6.1.

Notat e lojtarëve të Interit dhe Juventusit

/Telegrafi/