Interi e ka fituar përballjen dramatike ndaj Torinos me rezultat 4-2 në kuadër të javës së tetë në Serie A.
Golat për Nerazzurët i shënuan, Alexis Sanchez, Luataro Martinez dhe Romelu Lukaku me dy sosh, derisa për Torinon realizuan Simone Zaza e Cristian Ansaldi.
Interi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.85, gjersa Torino u vlerësua me 6.51.
Sulmuesi belg ishte padyshim ylli i ndeshjes që me dy golat e tij ndryshoi rrjedhën e lojës dhe u notua në fund me 9.6.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte portieri i Torinos, Salvatore Sirigu me vlerësimin 5.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/