Telegrafi

Notat e lojtarëve: Inter 4-0 Plzen, veçohet paraqitja e Dzekos

(Foto: Twitter/Inter)

Interi ka arritur fitore vendimtare ndaj Viktoria Plzenit në Giuseppe Meazza për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët shënuan katër gola dhe nuk e pranuan asnjë, prandaj kanë marrë notë mesatare dukshëm më të mirë se ekipi çek.

Golashënuesi i dyfishtë, Edin Dzeko, është lojtari me vlerësimin më të lartë, i ndjekur nga Federico DiMarco e Alessandro Bastoni.

Mbrojtja dhe mesfusha e skuadrës mysafire kanë marrë nota kryesisht të ulëta.

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili u inkuadrua nga minuta e 71-të ka marrë vlerësim solid për paraqitjen e tij. Njëherësh i mrekullueshëm ishte Romelu Lukaku, i cili arriti të shënonte brenda një minutazhi shumë të shkurtër sa luajti.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Inter 4-0 Viktoria Plzen. /Telegrafi/