Telegrafi

Notat e lojtarëve: Inter 3-1 Torino, shkëlqen Alexis

Inter vs Torino (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Interi e ka mposhtur 3-1 Torinon në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Golat për Nerazzurët i shënuan Ashley Young, Diego Godin dhe Lautaro Martinez, ndërsa për torinezët realizoi Andrea Belotti.

Interi ishte më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.96, derisa Torino u vlerësua me 6.43.

Lexo po ashtu Interi fiton me përmbysje ndaj Torinos

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Alexis Sanchez që bri dy asistime dhe u notua me 9.3.

Në anën tjetër, dështimet dolën të ishin Sami Handanovic dhe Lorenzo de Silvestri me vlerësimin 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/