Telegrafi

Notat e lojtarëve: Inter 3-0 Milan, Lautaro pa konkurrencë

(Foto: Twitter/Inter)

Interi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë në dëm të Milanit, të cilin e mposhti në ndeshjen kthyese gjysmëfinale.

Nerazzurrët bënë paraqitje dominuese përballë Rossonerëve, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë se rivali i qytetit.

Golashënuesi i dyfishtë, Lautaro Martinez, është padyshim lojtari i ndeshjes falë dy realizimeve të bukura në portën kundërshtare.

Lexo po ashtu Interi nënshtron Milanin dhe kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

Portieri Samir Handanovic, i cili e mbajti portën të paprekur ndodhet menjëherë pas tij, derisa te Milani është veçuar Rafael Leao.

Nota më e ulët ka shkuar për portierin e kuqezinjve, Mike Maignan, i cili pranoi tre gola në këtë takim.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Inter 3-0 Milan. /Telegrafi/