Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me fitoren 2-1 ndaj Bayer Leverkusenit.
Golat për Nerazzurët i shënuan Nicolo Barella dhe Romelu Lukaku, derisa për skuadrën gjermane realizoi Kai Havertz.
Interi ishte skuadër më e mirë dhe mori notën e përgjithshme 6.70, ndërsa Leverkusen u vlerësua me 6.44.
Lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishin sulmuesi belg e mesfushori italian që u notua me 7.5.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Lucas Alario i Leverkusenit me vlerësimin 6.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/