Interi ka fituar 2-0 në kuadër të javës së 18-të në Serie A përballë Juventusit në derbin d’Italia.
Golat për Nerazzurët i shënuan Arturo Vidal dhe Nicolo Barella, duke vazhduar në luftë për titull.
Interi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe u vlerësua me 7.08, derisa Juventusi mori vlerësimin 6.31.
Barella ishte lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim duke u notuar me 8.7.
Në anën tjetër, dështimi i këtij derbi doli të ishte Aaron Ramsey që u vlerësua me 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/