Telegrafi

Notat e lojtarëve: Inter 1-2 Juventus, Ronaldo me vlerësimin më të lartë

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka dalë triumfues në udhëtim te Interi për të marrë kreun e tabelës në Serie A.

Duke qenë skuadër fituese, Bianconerët kanë notë më të lartë mesatare (6.87) në krahasim me Nerazzurrët (6.44).

Duke qenë futbollisti më i rrezikshëm në fushë, Cristiano Ronaldo ka marrë notën më të lartë (8.3), i ndjekur nga dy golashënuesit e të dyja skuadrave, Lautaro Martinez (7.6) dhe Paulo Dybala (7.5).

Lexo po ashtu Juventusi i shkakton humbjen e parë Interit dhe i merr kreun e tabelës në Serie A

Milan Skriniar (6.0) dhe Stefano Sensi (6.0) janë lojtarët me vlerësimin më të ulët në këtë takim.

Vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Interit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/