Gjermania ka shënuar fitore ndaj Hungarisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit A në Euro 2024.
Jamal Musiala dhe Ilkay Gundogan shënuan golat në këtë ndeshje që ia siguroi kalimin tutje Gjermanisë.
Gjermanët kishin notë të përgjithshme prej 7.40, ndërsa Hungaria ishte dobët me notën 6.61.
Lojtari më i mirë në SofasScore ishte Joshua Kimmich me notën 8.9, duke u gjendur çdo kund në fushë.
Me paraqitje të mirë u vlerësuan edhe Ilkay Gundogan (8.4), Toni Kroos (8.1) dhe Jamal Musiala (8.0).
ëilli Orban ishte më i miri te hungrezët me notën 7.7, ndërsa më i dobëti sulmuesi Barnabas Varna me notën 6.0.
Gjermania që ka kaluar tutje, ndeshjen e fundit në grup e luan ndaj Zvicrës, ndërsa Hungaria luan ndaj Akocisë.
Notat e lojtarëve të Gjermanisë dhe Hungarisë
/Telegrafi/