Interi ka bërë paraqitje të mirë në fitoren bindëse në Serie A si mysafir i Genoas.
Paraqitja e Nerazzurëve ishte shumë më e mirë në krahasim me atë të vendasve, prandaj nota e tyre mesatare (7.45) është më e lartë në raportoj me kundërshtarin (6.03).
Golashënuesi i dyfishtë, Roberto Gagliardini (9.8), është shpallur lojtar i ndeshjes në këtë sfidë të kampionatit italian.
Paraqitje të mirë ka bërë edhe i rikthyeri në skuadrën e zikaltërve, Mauro Icardi, i cili është vlerësuar me notën 8.6.
Vlerësimin më të ulët në këtë takim e ka marrë qendërmbrojtësi Cristian Romero (4.8), i cili u përjashtua me karton të kuq.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/