Telegrafi

Notat e lojtarëve: Fulham 1-2 Liverpool, Mane lojtar i ndeshjes

Sadio Mane (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Fulhamit në Ligën Premier.

Redsat ishin skuadrat më e mirë në këtë sfidë, prandaj kanë notë mesatare më të lartë (6.69) në krahasim me ekipin vendas (6.47).

Sadio Mane është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes (8.4), duke qenë se e shënoi golin e parë dhe e nxori penalltinë për golin e fitores.

Lexo po ashtu Liverpooli mposht Fulhamin dhe ngjitet sërish në vend të parë

Ndërkohë që portieri Alisson (5.5) dhe mbrojtësi Virgil van Dijk (6.2) i kanë notat më të ulëta te mysafirët pas gabimit të bërë në golin e pranuar.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Ryan Babel ka marrë notën më të lartë te Fulhami (7.3), falë golit dhe paraqitjes në këtë ndeshje.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Fulhamit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/