Evertoni e ka kryer detyrën përballë Chelseat duke rrëmbyer pikë të plota në garën për mbijetesë.
Vendasit e kishin të domosdoshme fitoren, ashtu që bënë përpjekje më të mëdha dhe kanë marrë notë mesatare më të lartë se mysafirët.
Portieri i Evertonit, Jordan Pickford, e mbajti portën të paprekur dhe ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim.
Te Blutë është veçuar paraqitja e Ruben Loftus-Cheek, derisa Cesar Azpilicueta ka marrë notën më të ulët.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Everton 1-0 Chelsea. /Telegrafi/