Manchester City e ka turpëruar Watfordin në javën e gjashtë të Ligës Premier, pasi e ka mposhtur me rezultat 8-0.
Golat për Citizens i shënuan, David Silva (1’), Sergio Aguero (7’), Riyad Mahrez (12’), Bernardo Silva (15’, 48’ dhe 60’), Nicolas Otamendi (18’) dhe Kevin de Bruyne (85’).
City ishte skuadër dukshëm më e mirë në fushë, duke marrë notën e përgjithshme 8.21, derisa Watfordi mori vlerësimin 5.45.
Lojtarët më të dalluar në këtë takim ishin, Bernardo Silva, De Bruyne dhe Mahrez, pas golave dhe asistimeve të bëra, gjersa morën notën maksimale, 10.
Në anën tjetër, lojtari që nuk ishte në elementin e tij në këtë takim, ishte portieri mysafirëve, Ben Foster, që mori vlerësimin 4.0.
Vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/