Chelsea ka arritur që të shënojë fitore ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës me rezultat 4-1.
Lojtari i ndeshjes padyshim ishte Eden Hazard që shënoi dy herë dhe e asistoi një gol.
Ai është notuar me 9.7, më shumë se çdo kush që ishte në fushë.
Pas tij me vlerësim vjen Olivier Giroud që u notua me 9.0.
Vlerësime të mira morën edhe Pedro, Jorginho dhe Azpilicueta.
Te Arsenali më i miri në fushë ishte Granit Xhaka me 6.8.
Dështim i ndeshjes doli të jetë Pierre Emerick Aumbameyang, i cili u notua me 5.4./Telegrafi/