Arsenali e ka mposhtur Chelsean në Stamford Bridge në një përballje të rëndësishme për top-katërshen në Ligën Premier.
Falë këtij triumfi, Topçinjtë kanë marrë notë mesatare më të lartë në krahasim me Blutë.
Duke qenë golashënues i dyfishtë, Eddie Nketiah është futbollisti me vlerësimin më të lartë në këtë takim.
📞 1 new message from @EddieNketiah9 pic.twitter.com/TgCm4pHkO7
— Arsenal (@Arsenal) April 20, 2022
Portieri vendas, Edouard Mendy dhe qendërmbrojtësi Andreas Christensen, janë lojtarët me notat më të ulëta.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Chelsea 2-4 Arsenal. /Telegrafi/