Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Chelsea 1-0 Bournemouth, Hazard dhe Boruc më të mirët

Eden Hazard, Pedro (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Chelsea e ka mposhtur Bournemouthin dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të EFL Cup (Carabao Cup), ku do të luajë kundër Tottenham Hotspur.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge, skuadra vendasve bëri paraqitje më të mirë (nota mesatare: 7.21), në krahasim me ekipin mysafir (nota mesatare: 6.65).

Lexo po ashtu Chelsea mposht Bournemouthin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës EFL

Golashënuesi i vetëm, Eden Hazard, është lojtari me notën më të lartë (8.0) te ekipi vendas, edhe pse u inkuadrua nga banka rezervë. Pas tij renditet Ruben Loftus-Cheek (7.8).

Faza mbrojtëse e Bluve bëri paraqitje shumë të mirë, së bashku me portierin Kepa Arrizabalaga (7.5).

Te Bournemouthi, lojtari me notën më të lartë është portieri Artur Boruc (8.0), i cili bëri disa pritje fantastike gjatë ndeshjes.

Futbollistët e skuadrës mysafire, Junior Stanislas (6.2) dhe Callum Wilson (6.2), janë lojtarët me notat më të ulëta në këtë takim.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Bournemouthit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version