Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Chelsea 0-2 Liverpool, Mane i pandalshëm

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e ka mposhtur Chelsean në ndeshjen e dytë të sezonit të ri në Ligën Premier, e cila u zhvillua në Stamford Bridge.

Derisa gjysma e parë ishte e përafërt, Redsat dominuan në fraksionin e dytë, prandaj kanë marrë notë më të lartë mesatare (7.05) në krahasim me nikoqirët (6.37).

Golashënuesi i dyfishtë, Sadio Mane (9.0), ka marrë notën më të lartë në këtë takim, ndërsa edhe portieri Alisson Becker (8.2) është vlerësuar sidomos për mbrojtjen e penalltisë.

Lexo po ashtu Liverpooli nënshtron Chelsean në ndeshjen e parë të madhe të sezonit

Derisa gardiani në anën tjetër, Kepa Arrizabalaga (5.6), ka marrë notën më të ulët për gabimin e pafalshëm në golin e dytë, ndërsa vlerësim të njëjtë ka marrë edhe humbësi i penalltisë, Jorginho (5.6). Më i miri te Blutë ishte Timo Werner (7.3).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version