Real Madridi nuk arriti ta mposhtte Celta Vigon në udhëtim, ku luajti baras (2-2).
Skuadra vendase ka marrë notë të përgjithshme pakëz më të lartë (6.93) se skuadra mysafire (6.82).
Golashënuesi i dyfishtë te Los Blancos, Gareth Bale ka marrë notën më të lartë në këtë sfidë (8.4).
Notën më të ulët nga startuesit e ka marrë Marcelo (6.1), mirëpo më mirë nuk kanë kaluar as Achraf Hakimi (6.2) e Raphael Varane (6.2).
Iago Aspas (8.3) dhe Daniel Wass (8.2) janë lojtarët më të vlerësuar te Celta Vigo.
Gustavo Cabral (6.1) dhe Nemanja Radoja (6.1) i kanë marrë notat më të ulëta te ekipi nikoqir.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/