Telegrafi

Notat e lojtarëve, Bjellorusi 2-1 Kosovë: Shpëton vetëm Muriqi, paraqitje të dobët Kryeziu, Zhegrova, Vojvoda dhe Muric

Kosova ka pësuar humbjen nga Bjellorusia me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Euro 2024.

Vladislav Morozov dhe Maks Ebong shënuan golat për bjellorusët, ndërsa Vedat Muriqi shënoi për Dardanët.

Lojtari me paraqitjen më të mirë te Kosova ishte Muriqi me notën 8.0.

Florent Muslija me notën 7.2 dhe Bersant Celina (7.1) e Donat Rrudhani (7.1), po ashtu kishin paraqitje pozitive.

Me paraqitje të dobët u vlerësuan Hekuran Kryeziu (6.0) , Edon Zhegrova (6.2), Mërgim Vojvoda (6.4) dhe Arijanet Muric (6.2).

Lexo po ashtu Kosovë pa angazhim, pa ide dhe shumë e ngadalshme - pësojmë humbje nga Bjellorusia dhe EURO 2024 duket shumë larg

Maks Ebong ishte më i miri te bjellorusët me notën 7.7.

Notat e lojtarëve të Bjellorusisë dhe Kosovës

/Telegrafi/