Telegrafi

Notat e lojtarëve: Benfica 3-0 Barca, shkëlqen faza ofensive e vendasve

(Foto: Twitter/Statman Dave)

Barcelona ka përjetuar një tjetër zhgënjim, kësaj radhe nga Benfica që e mposhti në Estadio da Luz.

Skuadra portugeze shënoi tre gola, ashtu që ka marrë notë mesatare shumë më të lartë në krahasim me Blaugranët.

Golashënuesi i dyfishtë, Darwin Nunez (7.9) dhe mesfushori Julian Weigl (7.9), janë dy futbollistët me paraqitje më të mirë.

Lexo po ashtu Situatë e vështirë për Barcelonën, mposhtet edhe nga Benfica

Nota më e dobët ka shkuar për portierin e katalunasve, Marc-Andre ter Stegen (5.9).

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve në ndeshjen Benfica 3-0 Barcelona që jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/