Telegrafi

Notat e lojtarëve: Benfica 1-3 Liverpool, Luis Diaz më i miri – zhgënjen Salah

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Liverpooli e ka kryer detyrën ndaj Benficas që në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Falë paraqitjes më të mirë, Redsat kanë marrë edhe notë mesatare më të lartë se skuadra vendase në takimin e zhvilluar në Estadio da Luz.

Asistuesi dhe golashënuesi Luis Diaz ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim, i ndjekur nga Naby Keita që ishte po ashtu asistues.

Lexo po ashtu Liverpooli fiton te Benfica, me një këmbë në gjysmëfinale

Edhe pse pranoi tre gola, portieri Darwin Nunez bëri shumë intervenime tjera duke penguar humbjen më të thellë, prandaj ka marrë vlerësimin më të lartë te ekipi i tij.

Mohamed Salah është lojtari me notën më të ulët te Redsat, por edhe në përgjithësi nga futbollistët startues. /Telegrafi/