Telegrafi

Notat e lojtarëve: Bayern 1-1 Koln, vlerësim i lartë për Kimmich

(Foto: Getty Images)

Bayern Munichu i ka shpëtuar humbjes nga Kolni në Allianz Arena duke barazuar në minutën e fundit të takimit.

Edhe pse rezultati ishte i barabartë, bavarezët kanë marrë notë mesatare më të lartë, falë lojës më të mirë se ekipi kundërshtar.

Joshua Kimmich, i cili shënoi një gol shumë të bukur, për ta barazuar rezultatin në fund, ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim.

Lexo po ashtu Bayerni i shpëton humbjes në çastet e fundit nga Kolni

Te mysafirët është veçuar qendërmbrojtësi Julian Chabot, derisa mbrojtësi i djathtë, Benno Shmitz ka marrë notën më të ulët.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Bayern Munich 1-1 FC Cologne. /Telegrafi/