Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-0 ndaj PSV-së në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja ka shkuar nën hijen e Lionel Messit i cili ka shënuar het-trik që në ndeshjen e parë.
Argjentinasi shënoi në minutat 32, 77 dhe 87, ndërsa një herë e gjeti rrjetën Ousmane Dembele.
Messi për këtë paraqitje është notuar me vlerësimin maksimal 10.
Paraqitje të mirë kishte dhe Suarez (8.4) dhe Dembele (7.8).
Te holandezët lojtari më i dalluar ishte De Jong që është notuar me 6.5. /Telegrafi/