Barcelona është ndaluar në Camp Nou nga Atletico Madridi në kuadër të javës së 33-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Golat për katalunasit i shënuan Diego Costa (auto-gol) dhe Lionel Messi, ndërsa për Rojiblanco që të dy golat i realizoi Saul Niguez nga penalltitë.
Barcelona ishte më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.69, derisa Atletico Madridi u vlerësua me 6.56.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë derbi ishte Lionel Messi që mori notën 8.6.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Marc-Andre ter Stegen, që u vlerësua me 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/