Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit doli të jetë emocionuese, me shumë raste, ku në fund i nxori fitues katalunasit me rezultat 2-1.
Interit kaloi i pari në epërsi me golin e hershëm të Lautaro Martinez, ndërsa Barcelona u kundërpërgjigj me dy gola të Luis Suarez.
Edhe pse Suarez shënoi dy gola, vlerësimin më të madh e ka marr Lionel Messi me 9.5.
Krejt kjo fal aksionit të golit të dytë, kur e ç’akordoi mbrojtjen e Interit për të pasuar më pas te Suarez që e shënoi golin e epërsisë.
Uruguaiani është notuar me 8.7 për paraqitjen e sotme. Te Barcelona notën më të ulët e mori Antoine Griezmann (6.4).
Sa i përket Interit kishte dy lojtarë të dalluar, si Lautaro Martinez me 7.6 dhe Samir Handanovic me 7.0.
Pas kësaj ndeshje Barcelona ka katër pikë, ndërsa Interi mbetet me një pikë. /Telegrafi/
Vlerësimet për lojtarët e Barcelonës
Vlerësimet për lojtarët e Interit