Barcelona ka vazhduar serinë pa humbje në La Liga duke e mposhtur Deportivo Alavesin me përmbysje në Camp Nou.
Transferimi i ri i katalunasve, Philippe Coutinho, ka marrë notën më të ulët te skuadra e tij (6.2) dhe në përgjithësi në ndeshje nga të gjithë lojtarët startues, ndërsa pas tij ndodhen mbrojtësit Nelson Semedo (6.4) dhe Gerard Pique (6.5).
Nota më e lartë është rezervuar për magjikun Lionel Messi (9.2), i cili ia siguroi fitoren Barcës me golin fantastik nga gjuajtja e lirë.
Prapa argjentinasit ndodhen Andres Iniesta (8.0) dhe Ivan Rakitic (8.0), dhe golashënuesi tjetër, Luis Suarez (7.7).
Te mysafirët më i vlerësuari ishte portieri Fernando Pacheco (7.7), ndërsa pas tij ndodhet golashënuesi John Guidetti (7.4).
Vlerësimi i plotë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/