Valencia e ka mposhtur Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit, duke arritur kështu që ta fitojë trofeun e parë pas 11 vitesh.
‘Los Che’ fituan 2-1 ndaj skuadrës katalonase, për të triumfuar në garën e dytë më të rëndësishme në Spanjë.
Valencia ishte për një nuancë skuadër më e mirë, duke marrë vlerësimin e përgjithshëm 6.99, ndërsa Barcelona mori notën, 6.66.
WhoScored e ka vlerësuar Lionel Messin si lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje, duke i dhënë vlerësimin 9.1.
Nga ana tjetër, edhe lojtari më i dobët i ndeshjes i takoi Barcelonës, pasi Jasper Cillessen mori notën 5.7.
Vlerësimet e lojtarëve të tjerë të ndeshjes: