Telegrafi

Notat e lojtarëve, Barcelona 1-2 Real Madrid: Shkëlqen Bellingham, zhgënjen Cancelo

Real Madrid ka fituar 2-1 në udhëtim tek Barcelona në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Vendasit morën epërsinë në minutën e tetë përmes Gundogan, ndërsa rikthimin e rezultatit te Real Madridi e kompletoi Jude Bellingham me dy gola të shënuar.

Anglezi shënoi fillimisht në minutën e 68-të për të barazuar shifrat në 1-1 dhe më pas në minutën e 92-të për t’i dhënë ekipit të tij tri pikë të vlefshme.

Lojtari me notën më të lartë në ndeshje ishte Jude Bellingham me 8.0, ndërsa me 7.4 u vlerësuan edhe Kroos dhe Tchouameni.

Te vendasit më i miri ishte Ilkay Gundogan i cili u vlerësua me notën 7.3, paraqitje pozitive pati edhe Gavi që mori notën 7.1.

Notat e lojtarëve të Barcelonës dhe Real Madridit:

/Telegrafi/