Telegrafi

Notat e lojtarëve: Barca 2-2 United, Raphinha më i vlerësuari

(Foto: Getty)

Nuk ka pasur fitues në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ të Ligës së Evropës në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Edhe pse ishte rezultati i barabartë, Djajtë e Kuq kanë marrë notë mesatare me një nuancë më të lartë.

Me një gol dhe një asistim, Raphinha e ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim, ndërsa pas tij është portieri vizitor, David de Gea.

Lexo po ashtu Katër gola dhe nuk ka fitues, Barca dhe Unitedi luajnë baras

Për shkak të autogolit, Jules Kounde është lojtari me notën më të ulët te vendasit, derisa te mysafirët Wout Weghorst dhe Aaron Wan-Bissaka.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave për ndeshjen Barcelona 2-2 Manchester United. /Telegrafi/