Telegrafi

Notat e lojtarëve: Arsenal 4-2 Tottenham, Aubameyang lojtar i ndeshjes – vlerësohen lartë Xhaka dhe Mustafi

Pierre-Emerick Aubameyang, Granit Xhaka (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në një derbi fantastik të zhvilluar në Emirates Stadium në Londër, Arsenali ka fituar përballë Tottenham Hotspur.

Duke qenë se paraqitja e Topçinjve ishte më e mirë edhe nota mesatare (7.01) është më e lartë në krahasim me atë të Spursave (6.27).

Lexo po ashtu Derbi londinez i takon Arsenalit, Topçinjtë fitojnë ndaj Tottenhamit në një përballje mbresëlënëse

Golashënuesi i dyfishtë, njëherësh edhe asistues, Pierre-Emerick Aubameyang, është shpallur lojtari i ndeshjes në këtë sfidë (9.3).

Ndër më të mirët në skuadrën e Arsenalit ishin edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka (7.3) dhe Shkodran Mustafi (7.2).

Lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë sfidë është zgjedhur Jan Vertonghen (4.1), i cili u përjashtua edhe me karton të kuq.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Tottenham Hotspur (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/