Në një derbi fantastik të zhvilluar në Emirates Stadium në Londër, Arsenali ka fituar përballë Tottenham Hotspur.
Duke qenë se paraqitja e Topçinjve ishte më e mirë edhe nota mesatare (7.01) është më e lartë në krahasim me atë të Spursave (6.27).
Golashënuesi i dyfishtë, njëherësh edhe asistues, Pierre-Emerick Aubameyang, është shpallur lojtari i ndeshjes në këtë sfidë (9.3).
Ndër më të mirët në skuadrën e Arsenalit ishin edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka (7.3) dhe Shkodran Mustafi (7.2).
Lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë sfidë është zgjedhur Jan Vertonghen (4.1), i cili u përjashtua edhe me karton të kuq.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/