Telegrafi

Notat e lojtarëve, Angli 5-3 Kosovë: Berisha dhe Muriqi më të mirët, mbrojtja nuk ishte në ditën e vet

Kosova ka pësuar humbja nga Anglia me rezultat 5-3, në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Një humbje që vjen pas 15 ndeshjeve me rezultatet pozitive (10 fitore dhe 5 barazime).

Valon Berisha shënoi dy herë në këtë ndeshje, ndërsa Vedat Muriqi njëherë.

Ndeshja me Çekinë dhe fitorja, kishin bërë që mbrojtja të lodhen nga duelet e shumta, gjë që nga kushtoi ndaj Anglisë.

Redaksia e Telegrafi Sport ka notuar lojtarët që u paraqitën në këtë ndeshje.

Aro Muric  6.5

Të marrësh pesë gola janë shumë, sidomos për një pjesë. Disa prej tyre mund të ishin të evitueshëm. Në pjesën e dytë u këndell duke bërë disa pritje, prej tyre edhe një penallti të Harry Kane.

Arijanet Muriqi (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Mërgim Vojvoda 5.5

Një ditë e keqe për të. Mes tjerësh edhe një autogol, që ia këputi këmbët ekipit.

Amir Rrahmani 5.5

Ishte ndoshta pika më e dobët e mbrojtjes në këtë takim. U vonua në mbulim në dy raste, ku edhe pësuam gola.

Anglia vs Kosova (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Fidan Aliti 6

U mundua por ishte e vështirë përballë sulmuesve me vlerë të Anglisë.

Florent Hadergjonaj 6

Luajti në krahë të majtë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kaloi si mesfushor, pozitë që e luajti mirë.

Jadon Sancho (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Besar Halimi 6

Mesfushori që konsiderohet ‘truri’ i ekipit u vu në vështirësi përballë lojtarëve yje të Anglisë. Ai humbte topa në pozita të palakmueshme që ktheheshin në raste për anglezët.

Idriz Voca 5.5

Ndeshje në përgjithësi jo e mirë. Zëvenësimi i hershëm tregon për këtë.

Valon Berisha 8

Zhvilloi ndeshje të mirë. Ai madje shënoi dy herë, secili gol më i bukur se tjetri. Nota tetë është më e larta për këtë takim dhe e meriton ai.

Bersant Celina 6.5

Vrapoi shumë, rrezikoi disa herë, por pa sukses. Në ndeshjet e shkuara ishte më mirë.

Bersant Celina në ndeshjen ndaj Anglisë (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Florent Muslija 5.5

Djaloshi i ri luajti për herë të parë nga fillimi për Kosovën. Kjo sic duke e penalizoi, pasi ishte ndeshje e madhe dhe nuk u gjet mirë.

Vedat Muriqi 8

Një gol, dy asistime. Madje edhe penalltinë që ai e gjuajti, vet e fitoi. Ndeshje e madhe e tij, sikurse që kanë qenë këto të fundi.

Vedat Muriqi (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Leart Paqarada 6

Futet me të filluar pjesa e dytë. Del shpesh në krah dhe harkon, por pa ndonjë rrezik.

Anel Raskaj 6.5

I dha lojës më shumë gjallëri. Pasonte dhe luftonte për cdo top. Ndoshta me këtë mesfushë që kemi meriton më shumë minuta.

Anel Raskaj . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Florent Hasani

Luajti pak, duke mos pasur mundësi të bënjë ndonjë ndryshim. Pa notë.


Bernard Challandes 6.5

E pranoi edhe vetë që në pjesën e parë nuk ishte taktika e duhur. Në pjesën e dytë ekipi u kthye, por ishte vonë.

Bernard Challandes. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Pesë gola të pranuar peshojnë shumë. /Telegrafi/