Site icon Telegrafi

Norwich dhe Galatasaray arrijnë marrëveshje për Milot Rashicën

Është arritur marrëveshja mes Norwich City dhe Galatasarayt për yllin kosovar, Milot Rashica, i cili po vazhdon pushimet në Antalia.

Galatasaray do të paguajë 7 milionë euro për transferimin e Milot Rashicës nga Norwich City.

Ylli ynë ndodhet në Turqi në pushime se bashku me Vedat Muriqin dhe së shpejti pritet t’i bashkohet në kampit austriak pas nënshkrimit të kontratën.

Milot Rashica ka luajtur 26 ndeshje në Superligë e Turqisë në sezonin 2022/2023, ka arritur të shënojë katër gola dhe të asistojë shtatë herë.

Lexo po ashtu Trajneri i Galatasaray, Okan Buruk flet për të ardhmen e Milot Rashicës dhe qëndrimin e klubit turk

Ylli kosovar ka shënuar edhe dy gola në katër ndeshjet që ka luajtur në Kupën e Turqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version