Bëmë baba të të ngjaj?
Ky me siguri duket se është rasti për Kanye West dhe vajzën e tij të madhe North West.
Ndërsa merrte pjesë në Javën e Modës së Haute Couture në Paris, North u pa e veshur me një xhaketë ikonike të kaltër dhe të kuqe, syze të kaltra, pantallona të zeza dhe këpucë Balenciaga Crocs.
Xhaketa Pastelle është nga linja e modës që Kanye e lansoi në vitin 2004, e cila nuk u mbyll zyrtarisht.
Vetë Ye e veshi xhaketën në “American Music Awards 2008”, ku fitoi dy çmime.
Teksa parakalonte në rrugët e Parisit këtë javë, North ishte e vështirë të mos vërehej, edhe përkrah mamasë Kim Kardashian , e cila kishte veshur një kombinim me neon të gjelbër.
Marka Pastelle është e vështirë të gjendet këto ditë dhe përfundimisht ra nën kontrollin e një prej partnerëve krijues të West, Ian Dior, sipas GQ. /Telegrafi/