Site icon Telegrafi

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, temë diskutimi në takimin e Kurtit me kryeministrin grek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim kokë më kokë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas burimeve të mediave greke takimi është mbajtur në ndërtesën Maximos.

Lexo po ashtu Kurti sot takim kokë më kokë me homologun e tij grek, Mitsotakis

Të njëjtat burime thanë se është biseduar për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me fokus bashkëpunimin ekonomik.

Për më tepër, Mitsotakis nënvizoi rëndësinë që Greqia i jep dialogut Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Exit mobile version