Telegrafi

Nora uron ditëlindjen e vajzës teksa publikon fotosesion nga festa e saj

Nora Istrefi (Foto: Instagram/noraistrefi)

Këngëtarja Nora Istrefi është njëra nga figurat publike më të dashura nga adhuruesit e muzikës së saj.

Kjo vjen pasi ajo ka qëndruar për një kohë të gjatë në tregun muzikor, duke sjellë një version të veçantë të të kënduarit.

Ditën e sotme (e premte), Nora përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram ka uruar ditëlindjen e pestë të vajzës së saj, Renee.

Për rastin e ditëlindjes së saj, këngëtarja ka ftuar familjarët e saj të ngushtë për të festuar në shtëpinë e saj.

Lexo po ashtu Robert Berisha uron ditëlindjen e vajzës: Të kesh një fëmijë si ti, më bëri të kuptoj sa e bukur është jeta

“Urime ditëlindja dashuria e jetës mamit. Nuk më besohet që i mbushe pesë vjet sot. Faleminderit Zot për dhuratën më të bukur që ekziston. Nuk kishte ditë të kërkoja më shumë. Personi im i vogël perfekt”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndonëse në kushte të pandemisë coronavirus, festa ka qenë me pak njerëz duke përfshirë Robert Berishën dhe motrën e saj Era Istrefin. /Telegrafi/