Nora Istrefi konsiderohet si një prej femrave më joshëse të estradës shqiptare.
Këngëtarja e njohur përveç sukseseve me projekte të ndryshme muzikore, ajo komentohet vazhdimisht edhe për linjat, të cilat herë pas here i ekspozon në imazhet që sjell në rrjetet sociale.
Nora edhe së fundmi, ka realizuar një fotosesion unik, në të cilin dukej mahnitëse dhe plotë sharm.
E veshur me një fustan të bardhë, me një prerje të gjatë në një njërën anë, çorape rrjete dhe taka të larta me detaje gurësh, ajo dukej tërë shkëlqim.
Artistja kompletoi dukej me flokët kaçurrela, grim të theksuar dhe aksesor, teksa pranoi komente të shumta nga ana e fansave.
Ndryshe, kujtojmë që Nora ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikore, kënga e fundit e saj është “Ay Caramba” që erdhi në bashkëpunim me Melindën dhe Gjikon. /Telegrafi/