“Jena nda” është titulli i këngës së re, të cilën Nora Istrefi e solli të shtunën në bashkëpunim me Irkenc Hykën.
Siç ndodh rëndom, këngëtarja mori vëmendje me dukjen e saj në videon e re, ndërsa në rrjetet sociale ka sjellë një set fotografish me njërën prej veshjeve që ka mbajtur në klip.
Nora duket shumë bukur me veshjen e saj dypjesëshe, ndërsa fansat e kanë pëlqyer shumë dukjen e saj.
Një ditë pas publikimit, videoklipi i këngës së re që është realizim i Irkenc Hykës, ka kaluar shifrën prej çerekmilioni shikimesh në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube.
Ndryshe, Nora dhe Irkenci kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën, është fjala për këngën “Tymi dashnis”. /Telegrafi/