Krahas të qenit një këngëtare e suksesshme, Nora Istrefi i kushton shumë rëndësi edhe dukjes së saj.
Kjo bën që në secilën paraqitje skenike apo në setet e ndryshme të fotografive, ajo arrin të marrë vëmendjen e fansave të saj të shumtë.
Kështu ka ndodhur gjatë kësaj fundjave pas publikimit të disa imazheve, të cilat janë realizuar në Tiranë.
Nora shfaqet e veshur me një fustan të zi të gjatë dhe duket për mrekulli, ashtu që pos dhjetëra mijëra pëlqimeve që ka marrë nga fansat, ka marrë komplimente edhe nga kolegët e skenës.
Sa i përket karrierës muzikore, këngëtarja është duke e shijuar suksesin e bashkëpunimit me motrën e saj, Era Istrefi. Videoklipi i këngës “Nuk e di” që u publikua para një muaji numëron afro dhjetë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/