Site icon Telegrafi

Nora Istrefi, vetëm disa orë para lindjes

Nora Istrefi mësohet se është duke i numëruar orët e fundit të shtatzënisë.

Këngëtarja kosovare raportohet se qysh dje ka udhëtuar drejt Shkupit për të sjellë në jetën fëmijën e parë të saj, një vajzë.

Lajmi zbulohet nga disa mediume online, por ende nuk ka ndonjë konfirmim nga vetë këngëtarja.

Fëmija që pritet të lindë sot është i pari për Norën dhe për bashkëshortin e saj Robertin. /Telegrafi/

Exit mobile version