Telegrafi

Nora Istrefi vë në fokus linjat mahnitëse të trupit në veshjen me shumë stil

Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi e ka dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet një prej femrave më të bukura në estradë.

Ajo njihet për linjat e saj të tonifikuara të trupit e të cilat nuk ka hezituar t’i ekspozoi edhe një imazhet e reja që solli për mbi një milion ndjekës në Instagram.

Nora pozoi e veshur me një kostum ngjyrë bezhë me shkëlqim të krijuar nga dizenjatori, Valdrin Sahiti, që përbëhej nga një bluzë e shkurtër me mëngë të gjata dhe pantallona të gjatë dhe të gjerë që I kombinoi me një palë atlete të bardha.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Pamja e saj e kompletua me një grim të theksuar, ndërkaq flokët I la të lidhura lartë, ndërsa i vendosi edhe një palë vathë në formë të fluturës.

“Turpi trup, teshat tesha”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e fotografive, e të cilat nuk kaluan pa komente të shumta dhe mijëra pëlqime.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Ndërkohë, “Ki me lyp me më pa” mban titullin kënga e fundit e Norës që erdhi në bashkëpunim me NRG Band.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nora Istrefi

Këngëtarja pritet që shumë shpejt të vijë me një tjetër projekt në bashkëpunim me Shkurte Gashin dhe Bardhin. /Telegrafi/