Site icon Telegrafi

Nora Istrefi shpenzon mbi 13 mijë euro për një nga dukjet e fundit

Ajo shquhet si njëra nga artistet më tërheqëse të estradës, me linja e fizik të përsosur.

Fjala është për këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, e cila krahas muzikës komentohet mjaft shumë edhe për figurën trupore.

Nëna e një vajze së fundmi bëri që të përflitet për disa poza të reja që ka hedhur në Instagram.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Ajo shfaqet me një palë pantallona të ngushta e një triko të veçantë shkëlqyese, ndonëse dukjen e kompletoi me një palë taka të verdha e aksesorë.

Lexo po ashtu Menaxheri i VIP-ve, Alesio Aliaj tha se humbi para nga një koncert i Nora Istrefit, reagon këngëtarja: Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë janë të kota e të pabaza

Kjo veshje e Istrefit sipas faqes ‘Shqip Closet’ kalon shifrën e 13 mijë eurove, duke ndarë çmimin e secilës veshje e bizhuteri që mban.

Pantallonat e markës Balenciaga kushtojnë 650 euro, taket Versace Medusa 1160 euro, një palë kopse që mban në pjesën e gjoksit 170 euro si dhe ora Rolex Datejust mbi 11 mijë euro.

Luksi i Norës besohet që vjen falë të arriturave në muzikë e punës shumëvjeçare si artiste. /Telegrafi/

Exit mobile version